Pallati 10-katësh dhe milionat e fshehura, sot merret vendimi për Fatmira Hajdarin

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë vendimin për gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Kujtojme se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën në KPK me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.

Hajdari, e cila u vlerësua vetëm në dy kritere, u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formularin për këtë kriter.

“Jam e pastër, nuk e kam shkelur ligjin”, tha Hajdari gjatë fjalës së saj në seancë dëgjimore. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 06:22