Pacolli merr dhuratën e çmuar për ditëlindje, i ngrihet bust në jug të Shqipërisë

Politikani dhe binzesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli sapo ka kaluar ditëlindjen ndërsa ka publikuar në rrjett sociale një foto të një busti me portretin e tij në qytetin e Sarandës.

Pacolli shkruan se është i lumtur dhe mirënjohës për këtë vlerësim, teksa pohon se ka punuar gjithnmonë “Për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi”

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret.

Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Pacolli.


Shtuar 30.08.2020 10:22