Shkrumbohet plotësisht makina pa targa në Gjirokastër (FOTO LAJM)

Nje makinë tip Hundai është përfshirë nga flakët para pak minutash në rrugën nacionale Gjirokaster-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit. Mësohet se mjeti ka qenë pa targa.

Makina është shkrumbuar plotësisht, teksa zjarrfiksja ka mbërritur në vendin ku është djegur makina.


Shtuar 9.01.2020 14:40