Aurel Hoxhallari ka marrë sot ultimatumin nga OFL për të deklaruar pasurinë brenda 48 orësh. Hoxhallari banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;u akuzua ditën e sotme, për organizimin e vrasjes makabre të Devi Kasmit disa ditë më parë.
Por Aurel Hoxhallari, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Hoxhallari është një nga kushërinjtë i dyshuar si organizator për vrasjen e Devi Kasmit është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Elton Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.
Dy kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se kishin porositur Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin.
Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta.
Sikur të mos mjaftonte kjo, mbi Hoxhallarin rëndojnë akuza se ai ka qenë baron i drogës në Spanjë.