Nxorri videon nga atentati ndaj Ndojit, SPAK i kërkon deputetit ta dorëzojë (VIDEO)

Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka publikuar një video ku sipas tij duken ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

“Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutori i prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, si kete me kapele e gjeni dhe ate me kapele nuk e gjeni dot”- tha ai, duke akuzuar se “po pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në fjalën e tij, ai kërkoi llogari në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi, Andi Maloku.

Pikërisht për këtë SPAK ka kontaktuar deputetin duke i kërkuar të dorëzojë videon.


Shtuar 18.06.2020 10:42