Nxorri sekretin hetimor, si u pezullua nga detyra kreu i OFL

Ditën e djeshme, Artan Shkëmbi kreu i task forcës “Forca e Ligjit” u pezullua nga detyra.

Urdhri për pezullimin e tij mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit. Ende nuk dihen arsyet e pezullimit të tij nga detyra.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

Mësohet se GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.


Shtuar 29.09.2020 08:42