Ka shkuar në 12 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Deri më tani janë zbuluar katër vatra infeksioni nga koronavirusi në Shqipëri duke e bërë gjendjen shumë serioze. Vatra e parë dhe më e madhja është ajo e babë e bir nga Tirana që kanë infektuar edhe shtatë të tjerë. Rasti i dytë i pavarur është ai i një 31 vjeçari sërish nga Tirana.
Rasti i tretë është ai i një gruaje 75 vjeçare nga Durrësi, e cila dyshohet të ketë infektuar mjaft të tjerë, përfshirë edhe mjekë e infermierë të spitalit të qytetit.
Ndërkohë, rasti i katërt i pavarur është ai i një personi nga Lushnja i konfirmuar sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë.