Nuk u kishte dhënë fund lojrave të fatit, ndalohet biznesmeni në Korçë

Polica e Korçës ka arrestuar pronarin e një lokali, i cili vijonte ende të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V. M., 43 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lagjen nr. 17, në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Shtuar 22.01.2020 12:22