E pabesueshme ajo që ndodhi në Verona. Skuadra e Kumbullës ka mposhtur 2-1 me përmbysje Juventusin, shkruan Albeu.com.
Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën CR7 kaloi në epërsi Juven.
Po kur u duk se bardhezinjtë po shkonin drejt fitores, vendasit kanë përmbysur rezultatin duke shënuar 2 gola brenda 10 minutave.
Fillimisht shënoi Borini e më pas Pazzini me 11 metërsh duke i hequr këshu fitoren nga duart skuadrës së Sarrit.
Megjithatë edhe pas kësaj humbje Juve mbetet në vendin e parë me 54 3 më shumë se Interi që luan nesër ndaj Milanit. /albeu.com/