“Nuk kemi nevojë për besëlidhje të re”, Lleshaj reagon pas deklaratës së Metës

Nga qyteti i Lezhës, ku sot përkujtohet 576 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë edhe një mesazh politik, që lidhet me manifestimin e thirrur sot pasdite nga Presidenti Ilir Meta.

Duke iu përgjigjur kreut të shtetit, Lleshaj u shpreh:

“S’kemi nevojë për besëlidhje të re. Duhet të ruajme beselidhjen e vjeter te pakurigjume dhe jo sa here te kemi hall te krijojme beselidhje“.

Në mesazhin e mëngjesit sot, Presidenti Meta tha: Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!


Shtuar 2.03.2020 10:02