Komisioneri Publik ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në KPA për subjektin Besnik Cani, i cili është anëtar i KLP-së, ndërsa kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas Komisionerit Publik, Cani ka pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Në konkluzionet përfundimtare thuhet se Cani nuk justifikon dy shuma lidhur me blerjen e banesës. Gjithashtu për periudhën 2010-2015 ka një bilanc negativ me 2 mln lekë.
Në këto kushte, Komisioneri Publik çmon se konfirmimi në detyrë është marrë në vendim të gabuar të ligjit, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Besnik Canit pasi nuk ka burime të ligjshme të krijimit të pasurisë.
Nga ana e tij, prokrurori Cani thotë se gjykimi ndaj tij nuk po kryhet në mënyrë njësoj si për kolegët e tjerë.
Vetë Cani kërkon respektim të të njëjtave të drejta si anëtarëve të tjerë.
“Nuk është i drejtë largimi im nga radhët e drejtësisë pasi kam 26 vite që kontribuoj, pasi kemi luftuar çdo ditë më krimin e organizuar. Kërkoj mos pranimin e ankimit të Komisionerit Publik për shkarkimin tim”, tha Cani.