“Nuk jemi shërbëtorë të askujt”, Rama ja pret shkurt SHBA-ve e BE-ë

Kryeministri Edi Rama ka folur me vendosmëri se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët dhe parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik.

“Këtë e vendosim ne”- tha Rama, duke iu përgjigjur edhe ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se hapjen e listave e duan shumica e shqiptarëve.

Të lidhura

None found

“PS-ja nuk detyrohet nga askush, vec njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë. PD-ja që kërkon të qeverisë ende nuk di të flasë shqip. Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashën në 2017, jo më anglisht, është turp i botës, nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat.

Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjëshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”, tha Rama.


Shtuar më 23.07.2020 12:38

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber