3 biznesmenë janë gjobitur pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për të mbyllur lokalet e tyre.
Tre lokalet janë pikasur në Vlorë dhe në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare ata kanë marrë një gjobë.
Gjatë kontrollit të qytetit ditën e djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:
Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Për të tre këta shtetas u përpiluan Proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.
Njëkohësisht u përpilua Proces–verbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë.
Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.
