“Nuk flas dot sot”, Neritan Liçaj në gjendje të rënduar psikologjike

Aktori Neritan Liçaj me shenja të shumta dhune në trupin e tij, është i pamundur që të komunikojë sot me median, pasi përpara syve iu shemb godina e Teatrit Kombëtar, për të cilën kishte më shumë se 2 vite që qendronte dhe protestonte.

Liçaj tha se ai nuk është në gjendje të fliste, për shkak se i kishte ikur edhe zëri, ndërkohë që rikthimi i tij te protesta, u prit me duartrokitje nga ana e të pranishmëve të tjerë, ku nuk munguan as lotët.


Shtuar 17.05.2020 11:31