Brunilda Kovaçi u vra në mënyrë barbare në Franë nga një klient i cili e la në një pyll, gjysmë të djegur.
Vëllai i saj, Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.
Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet në Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën.
Pas mjekimit tē marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën.
32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.
Gjatë paradites së sotme, nëna e tij kërkoi publikisht pjesëmarrjen e djemve të burgosur në varrimin e Brunildës.
“Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, u shpreh ajo.