Nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, emigrantët nisen me kamion për në Londër (FOTO LAJM)

Edhe pse të gjitha rrugët tokësore, detare apo ato ajërore janë mbyllur, emigrantët shfrytëzojnë mundësinë për të mbërritur në Londër me kamion.

Në pamje e publikuara nga Zyra e Emigracionit në Britani, shihen 4 shqiptarë, të cilët tentuan të futeshin ilegalisht në ishull.

Ata u zbuluan nga forcat e kufirit në një kamion, teksa qëndronin në një ndarje të ngushtë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy rumunë, të cilët së fundmi janë dënuar me burg.

Kamioni i tyre u ndalua mëngjesin e 23 shkurtit. Kur oficerët filluan të kontrollonin mjetin gjetën një mur ndarës mes sediljes së pasagjerit dhe pjesës së ngarkesës. Këtu kishte mjaftueshëm hapësirë për të vendosur shqiptarët. Dy të dënuarit janë të moshave 28 dhe 19-vjeçare. 28-vjeçari do të vuajë 36 muaj burg, ndërsa 19-vjeçari, 24 muaj brenda qelisë.

Ian Hanson, drejtori i Forcës Kufitare Evropë dhe ndërkombëtar, tha: Ne po punojmë me forcat e rendit për t’u siguruar që njerëzit kontrabandë të përballen me forcën e plotë të ligjit.

“Kjo ishte një përpjekje e ashpër për të provuar të sjellë njerëzit në MB në mënyrë të paligjshme. Furgoni ishte përshtatur për qëllimin e vetëm të kontrabandës”, konfirmoi ai.


Shtuar 30.04.2020 10:46