Nuk dinte të shkruante, KPK shkarkon prokurorin “problematik”

Është shkarkuar nga detyra Spartak Çoçoli prokuror pranë rrethit gjyqësor në Gjirokastër.

Sipas KPK-së Çoçoli ka probleme me njohuritë ligjore dhe po ashtu i janë evidentuar probleme me drejtshkrimin.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli ka mohuar akuzat.


Shtuar 16.07.2020 08:12