Një ngjrje e rënde ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan, ku një police ka ekzekutuar me armë 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Autorja Vajdete Bllaca 45 vjeçe qëlloi me armë prindërit e saj Zeqir dhe Hanife Bllaca, 70 dhe 66 vjeçe si edhe vëllezërit Blerim dhe Fisnik Bllaca, respektivisht 33 dhe 34 vjeç.
Në fund, ajo qëlloi edhe ndaj vetes duke e çuar numrin e viktimave në pesë.
Valdete Bllaca ishte punonjëse e policisë në Gjilan, por pas problemeve mendore ajo u largua nga uniforma duke i dhënë një detyrë civile.
Kjo detyrë bën që punonjësi të mos ketë armë shërbimi, ndërsa policia nuk e ka të qartë ende se ku e ka gjetur Valdete Bllaca pistoletën me të cilën vrau familjen.