Njëri prej tyre shkoi në mort, si u infektuan rastet e reja në Elbasan

Ditën e sotme u konfirmuan 8 raste të tjera me koronavirus në vend, dy prej të cilave në Elbasan.

Bëhet fjalë për një 84 vjeçare nga fshati Mengel në Elbasan dhe një shofer rreth 50 vjeç që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë.

Rastet janë të veçuara dhe skanë lidhje me njëri tjetrin, dhe derimë tani nuk raportohet të kenë lidhje dhe me raste të mëparshme në Elbasan.

Por, mësohet se njëri prej të infektuarve ka marrë pjesë në një mort.

84 vjeçarja është transportuar drejt spitalit infektiv në orët e vona, pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.

Me këto dy raste të reja shkon në 20 numri i të infektuarve në Elbasan, nga këta 16 janë shëruar.


Shtuar 4.05.2020 09:31