Njëri grabitës e tjetri trafikant, kush janë dy personat që OFL i çoi sot “letrën”

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularët për vetëdeklarim të pasurisë dy personave të tjerë të dënuar, njëri për grabitje me dhunë e tjetri trafikant droge.

Ata janë:

F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shtuar 28.02.2020 13:24