Njerëz me maska, shkolla të mbyllura e supermarkete bosh: “Ngrin” jeta në Tiranë (FOTO LAJM)

Deri më tani janë gjashtë raste të konfirmuara nga koronavirusi në vendin tonë. Pas infektimit të djalit dhe babait, kanë rezultuar pozitivë dhe tre familjarë të tyre.

Ndërsa rasti i gjashtë është një 31-vjeçar nga Tirana, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër vetëm një ditor në vendin fqinj, ku për fat të keq është infektuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme, institucionet arsimore u mbyllën me dy javë si dhe u anuluan aktivitete publike. Gjithashtu, udhëtimet detare dhe ato ajrore drejt Italisë së Veriut janë pezulluar.

E në një situatë të tillë, qytetarët të shumtrë mund t;i shohësh me maska apo qese në duar duke bërë furnizime nga frika e izolimit./albeu.com/


Shtuar 10.03.2020 10:14