“Një vend djallëzor në mes të Evropës”, Rama flet pas deklaratave të Iranit

Kryeministri Edi Rama teksa ka marrë sot kryesimin e OSBE-së në Vjenë, ka përmendur ndër të tjera edhe konfliktin Iran-SHBA.

Udhëheqësi i Iranit bëri një deklaratë edhe për qëndrimin e Shqipërisë krahë SHBA-ve në sulmet e nisura pas vrasjes së gjeneralit iranian.

Ne fjalen e tij teksa prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Rama tha:

“Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.

Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët.

E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.

Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.

Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.

Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”.

Nje dite me pare, diktatori iranian, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, përmendi një “vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’.


Shtuar 9.01.2020 09:50