Mësohet se një tjetër këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Pas Genta Mezinit, e cila u dorëhoq pa dhënë arsyet por duke shkruar në rrjetet sociale “boll me përbindëshit”, një tjetër këshilltar, Ervin Mete ka dhënë dorëheqjen.
Ervin Mete, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, është një prej atyre që dha dorëheqjen.
Ai ka qenë dhe kryetar i partisë së themeluar nga Veliaj, G99 dhe që prej vitit 2013 ka qenë zëvëndësministër në disa ministri.
