“Një mik po më bën varret e fëmijëve”, Albert Cara flet pasi humbi gjithë familjen në tërmetin e nëntorit

Tërmeti i 26 nëntorit preu në mes shumë jetë dhe la shumë familje në zi.

Një nga familjet më të prekura, ishte familja Cara.

Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë në Itali pasi u nxor nga rrënojat, ku qëndroi për më shumë se dy muaj dhe fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

Pas tragjedisë ai ka gjetur guximin për të nisur jetën e re. “Nuk e thotë dot fjala falënderimin, se fjala është një mjet goje, transportues, që nxjerr atë që ndjen shpirti. Unë me të vërtetë jam i plagosur, por faleminderit qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal”.

Albert Cara thotë se tani ka dy miq. “Zoti Edi Rama, i pari që më ka përcjellë për në Itali dhe ka mbajt kontakt me mjekët e mi në Itali për 3 muaj, më ka përcjellë në Rinas, më ka puthur në ballë dhe më tha mos u mërzit, ‘Zoti do ta bëjë mirë” dhe kishte rënë ngushtë kur do të ma thoshte fjalën e fundit, ta bënte zyrtare.

Kam edhe një mik tjetër, ai që po më bën varret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt” shprehet ai.


Shtuar 13.09.2020 16:36