Nisin aplikimet për pagat e ”luftës”, procedura dhe kush e përfiton

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekin të gjithë ata të cilët përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike apo dhe pagesës së papunësisë nga fondi i vënë në dispozicion nga shteti shqiptar për periudhën e krizës që ka përfshirë vendin për shkak të pandemisë COVID.

Postimi i plotë:

🚨 Në ndihmë të Qytetarëve dhe Bizneseve

✅ Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19

Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën 📄për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

👨🏻💻Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës 📬në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm 👇

https://bit.ly/2JzMv7B

🙏 Të gjithë bashkë në luftën kundër COVID19
#QëndronëShtëpi.

Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:

•Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, tё gjithё punёkёrkuesit e papunё qё kanё qёnё tё rregjistruar deri nё datёn 10 Mars dhe qё janё aktualisht pёrfitues tё pagesёs sё papunёsisё, nuk do tё paraqiten nё sportelet e zyrёs sё punёsimit, por kёto shёrbime do t’i marrin online nga zyrat pёrkatёse.

•Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, qytetarёt qё duan tё pёrfitojnё nga skema e pagesёs sё papunёsisё dhe tё cilёt kanё ndёrprerё marёdhёniet e punёs pas datёs 10 Mars, mund tё aplikojnё pranё zyrave tё Punёs nëpërmjet komunikimit në distancë (nёpёrmjet postёs elektronike ose postё).

•Tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt ose subjektet qё kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.

• Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrёs pёrkatёse tё punёsimit listёn e personave që rezultojnë tё papunё pёr shkak tё situatёs sё COVID 19, duke marrё njё autorizimin (pёr pёrdorimin e tё dhёnave) pёr secilin prej tyre si mё poshtё: Emёr dhe mbiemёr; numёr kontakti pёr çdo person; ID –nr personal pёr cdo punonjёs; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё cdo punonjësi, bankёn ku ka llogari bankare.

•Në rast se aplikuesi ёshtё individ, aplikimi bëhet nё zyrat e punёs pёr tё pёrfituar pagesёn e papunёsisё dhe paraqiten dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID – nr personal; Numёr kontakti; Emri i punёdhёnёsit, nr tel/email; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё secilit dhe bankёn ku ka llogari bankare.


Shtuar 3.04.2020 12:12