Ngjarje e rëndë në Greqi, traktori rrëzohet dhe i merr jetën 20 vjeçarit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi.

Nga mediat vendase mësohet se 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi traktori me të cilin po shkonte për të punuar një ullishte është përmbysur.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Megaplatano Atalanti, në Greqi.

I riu që drejtonte traktorin ishte nisur për të punuar ne një fermë me ullinj, por në rrethana ende të paqarta traktori është përmbysur duke i marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Raportohet se në vendngjarje mbërriti ambulanca me dy zjarrfikëse, por shqiptari kishte ndërruar jetë.


Shtuar 10.05.2020 16:25