Ashtu sikundër u raportua dhe ditën e djeshme, prej sot nderhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.
Ministrja Ogerta Manastirliu tha sot se Spitali i Traumës është mobilizuar i gjithi ne funksion të pritjes së kirurgjive të urgjencës dhe është perforcuar me mjekë e infermirë, me një liste që do shtohet sipas nevojës.
Ne po behemi gati edhe per te hapur spitalin e dyte Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po behet organizim i mirefillte per burimet njerezore qe do shtohen dhe gjithe oprganizimit per ti bere balle ketij infeksioni e per te organizuar punen qe te kemi sa me pak perhapje e te ruajme burimet tona njerezore”.