Vrasja e Enkeleda Çapokut ka tronditur këtë mëngjes Paskuqanin.
Fillimisht ajo u godit me mjete të forta nga kunati, e më pas ky i fundit i reu damarët dhe pjesën e fytyrës nga hunda deri në faqe.
Sipas dëshmive, Erdeti dhe Enekeleda jetonin bashkë deri para dy vitesh në një banesë me qira. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme Enkeleda e përzuri Erdetin.
Ky i fundit edhe pse kaloi në shtëpi më vehte, kërkonte prej të ndierës orenditë shtëpiake dhe Enkelda, për të shuar konfliktin, ia dha ato.
Por mesa duket 34-vjeçari nuk e fali asnjëherë kunatën që e detyroi të largohet nga shtëpia dhe e përndiqte vazhdimisht. Ai filmonte vazhdimisht Enkeledën e më pas këto pamje ia çonte bashkëshortit të saj në burg për të nxitur konflikt mes çiftit.
E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Erdet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi mbrëmjen e të enjtes.