Nga Edi Rama te Rudina Dembacaj, VIP-at që festojnë sot ditëlindjen (FOTO LAJM)

Në datën 4 korrik përpos Ditës së Pavarësisë së SHBA, në Shqipëri shumë VIP-a festojnë ditëlindjen

Nga Edi Rama deri te Era Istrefi më poshtë lexoni më shumë për ditëlindjen e tyre.

Edi Rama feston sot datëlindjen e 56-të. Kryeministri ka ndarë në Instagram një foto me të ëmën, ku shkruan: “Më gruan që më dha jetën”. Kaq i ka mjaftuar Ramës për të realizuar një ‘kartolinë’ për këtë 4 korrik.

Era Istrefi ka nisur festimet që në mesnatë. Një shishe shampanjë enkas për të, me siguri ky nuk do të jetë festimi i vetëm për këngëtaren. Në këtë 26-vjetor, nuk kanë munguar as urimet nga fansat.

Rudina Dembacaj e kalon këtë datëlindje ndryshe. Për shkak të gjendjes shëndetësore të të atit, Rudina do t’i gjendet pranë babait këtë 4 korrik. “Datëlindja ime sot, do të jetë tek dera e spitalit duke të të thënë ‘Të dua ba’. Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!”, ka shkruar Dembacaj në rrjet.

DJ Olti është një tjetër emër që feston sot. “Gëzuar ditëlindjen dashuri e imja!”, ka shkruar bashkëshortja, Lori Bala, në një foto ku çifti shihen krahë njëri-tjetrit. Pritet të mos mungojë festa në familje këtë 4 korrik!


Shtuar 4.07.2020 13:01