Pas një mbyllje disa mujore si pasojë e shpërthimit të pandemisë, nga dita e nesërme do të fillojë transporti ndërqytetas.
Nga nesër do të nisë udhëtimi nga Shkodra në Tiranë, Korçë-Tiranë, Vlorë-Tiranë.
Në Shkodër, Shoqata e Transportit Interurban ka deklaruar se nesër në orën 06:00 do të nisë nga puna dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites. Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë.
Më protokoll mun të gjeni rregullat që duhet të zbatojnë udhëtarët dhe agjencitë e transportit ndërqytetas. Udhëtarët e drejtuesit e mjetit duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe duhet t’i mbajnë ato gjatë gjithë udhëtimit dhe se gjatë zbritjes duhet të zbatohen rregullat e distancimit social.
