Nesër maturantët i nënshtrohen provimit të parë, Besa Shahini ka një mesazh për ta

Maturantët nesër kanë provimin e tyre të parë, që do të jetë ai i gjuhës së huaj.

Për këtë ministrja e Arsimit Besa Shahini ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Mes të tjerash ministrja shprehet se arritën të mbyllin këtë vit të vështirë shkollor për shkak të pandemisë.

Shahini u ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët do të zhvillojnë provimin në njësituatë jo të zakontë.

Mesazhi i Besa Shahinit

Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! 🙏

Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2020 16:27