“Nëse doni sherr jemi gati, apo të hedhim ndonjë granatë këtu”, Gjuzi shpërthen në Kuvend

Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar sse në rast se nuk merren parasysh kërkesat e 8 partive të vogla, atëherë edhe ai do “behet gati për sherr”.

Gjatë fjalës së tij, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Taulant Ballës se ka dy ditë që po i anashkalon dhe nuk i pret në takim, ndërkohë që shtoi se ai “na ka dhënë fjalën”.

Gjuzi tha se ai dhe kolegët e tij e sollën Parlamentin brenda parametrave, por mund të bëjnë edhe shwrr, të gjuajnë me bojë por edhe të hedhin ndonjë gránatë në parlament.

“Në qoftë se doni shèrr në qoftë se doni probleme, mos kujtoni se nuk jemi gati për shèrre, por ne duam ta sjellim siç e sollëm parlamentin në parametra. Ndryshe duhet me fillu me gjujt kryeministrin më bojë, zv.kryeministrin, kryetarin e parlamentit, a ose të hedhim ndonjë gránatë këtu brenda.

Sado mundë të duhet këtë nga garda, në qoftë se një deputeti këtu ja jep mëndja për t’u fut me çfarë të duash, futet, se këtu janë futur dhe më parë. Por ne themi se jemi njerëz të përgjegjshëm, de në këtë kuptim ne themi që s’mund t’i anashkaloni 8 partitë politike. Keni dy ditë që anashkalon zoti Balla, ndërkohë që ke dhënë fjalën”, tha Gjuzi.

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi i tha se nuk ishte në mbledhje të partive politike, por në Kuvend.

“U kam kaluar dy minuta se kur e përdorni ju, për cilën çështje, është puna juaj, qartë, përsa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm jemi në Kuvend, jo në mbledhje partish, jashtë kësaj salle bëni çfarë të doni, takime me kë të doni ju”, tha ai.


Shtuar 23.07.2020 09:28