Nëna dhe dy fëmijët humbën jetën, dalin dëshmi të reja për tragjedinë në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djehsme në Bulqizë. Një në bashkë me dy fëmijët e saj humbën jetën për arsye akoma të paqarta.

Tragjedia ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës ku nëna Rajmonda, Rudina 18 vjeçe dhe Fatjoni, 14 vjeç humbën jetën./

Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, daja i fëmijëve hedh poshtë aludimet se ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai shkruan bë.

Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë. “Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai.


Shtuar 15.02.2020 10:43