Në moshën 18 vjeçare, motori i merr jetën blogeres së njohur (FOTO LAJM)

Një blogere e re, e cila u bë milionere në moshën 15-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident me motor në Bali.

Rusja Anastasia Tropitsel vdiq në moshën 18 vjeçare pasi pësoi lëndime të rënda në kokë kur u përplas me motorin e saj tip Kaëasaki në ishullin indonezian.

I dashuri i saj Viktor Maydanovich, 30 vjeç, i cili ishte në motor pranë saj tha se filloi të humbte kontrollin kur kaloi 90 km/h dhe u përplas me një gardh buzë rrugës.

Pamjet e fundit nga Anastasia janë pak para se të hipte në motor dhe filmoi veten në pasqyrë.

Anastasia u bë blogere, që në moshën 12 vjeç dhe u bë milionere në moshën 15 vjeçare.

Anastasia ndodhej në Bali, pasi kishte shkuar atje për punën e saj me Instagramin dhe kishte mbetur atje si pasojë e mbylljes së kufijëve nga pandemia.


Shtuar 23.06.2020 11:51