Në mes të “betejës” me ish-gruan, Depp gjen paqe me modelen 24 vite më të re (FOTO LAJM)

Në vazhdën e betejës gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard, Johnny Depp është fokusuar në jetën e tij private dhe që tani po përflitet për një lidhje të re.

Aktori thuhet se po kalon një romancë me modelen gjermane dhe yllin e “Made In Chelsea” Sophie Hermann.

57-vjeçari, thuhet se po del me fashionisten, 33 vjeç, pasi e ka takuar atë në hotelin e Londrës, The Corinthia.

Sipas burimeve, Johnny dhe Sophie – e cila jeton në Londër dhe është shfaqur në Made In Chelsea që nga viti 2013 – u takuan fillimisht në fillim të këtij viti.

Shtypi gjerman raporton se, Sophie e la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e rrëshqiti midis telave të kitarës së tij.

Pas këtij gjesti ai e telefonoi dhe folën shumë në telefon.

Aktualisht, aktori Depp është përfshirë në një betejë ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard dhe “The Sun”, në Gjykatën e Lartë në Londër gjatë verës.

Ylli i Hollivudit Johnny Depp mohoi se ka dhunuar ish-gruan e tij Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhunuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.

Aktori i “Pirates of the Caribbean”, 57 vjeç, akuzoi ish-partneren Heard, 38 vjeç, se e ka qëlluar vazhdimisht në fytyrë dhe i ka prerë gishtin duke e goditur me një shishe vodka.

Depp tha se ai nuk beson se ka një personalitet mbizotërues, manipulues ose kontrollues, përkundrazi, sipas tij, Heard kishte një “nevojë obsesive” për ta kontrolluar atë.

Nga ana tjetër, Depp tha se ai nuk beson se ka një personalitet mbizotërues, manipulues ose kontrollues, përkundrazi, sipas tij, Heard kishte një “nevojë obsesive” për ta kontrolluar atë.


Shtuar 4.09.2020 09:21