“Në gjendje të rënduar dhe me shenja të COVID-19”, një person pret para Infektivit në makinë

Një person i cili ka shfaqur shenja dhe simptoma të rënduara të COVID-19, aktualisht po qëndron para infektivit në QSUT.

Familjarët e tij janë duke debatuar me personelin dhe përmes telefonit me urgjencën kombëtare pasi kërkojnë shtrimin urgjent të familjarit të tyre që ndihet shumë keq.

Familjarët thonë se personi ka qene i shtruar në spital privat dhe se mjekët atje kanë rekomanduar të çohet me urgjencë në karantinë pasi ka shenja të dukshme të koronavirusit shkruan bw.

Ndërkohë i sëmuri po mbahet në një automjet të parkuar pranë infektivit, para onkologjikut.


Shtuar 13.03.2020 13:13