Ne Belgjikë e bëjnë bajat, merret vendimi për titullin e Club Brugge

Liga e Futbollit të Belgjikës ka anuluar vendimin e saj të 25 marsit, duke përfunduar kampionatin parakohe dhe duke i dhënë titullin e kampionit Club Brugge.

Kampionati i futbolli në Belgjikë, do të kthehet në pikën ku ka qenë para këtij vendimi duke i qëndruar i pezulluar si të gjithë kampionatet tjera në Evropë.

UEFA ka kundërshtuar ashpër vendimet e parakohshme për përfundimet e kampionateve, duke kërcënuar federatat se klubeve të tyre do t’u ndalohet pjesëmarrja në Evropë, nëse sezoni nuk mbyllet në fushë.

Qeveria e Belgjikës do të nxjerrë vendime të reja rreth ngjarjeve në ambient të hapur, ku edhe do të jetë më e qartë nëse kampionati i futbollit do të mund të vazhdojë.


Shtuar 21.04.2020 15:22