“Nismat e Murrizit dhe Gjonit të bëhen një”, propozimi i Ulsi Manjes për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja propozoi që dy nismat e deputetëve Murrizi dhe Gjoni dhe të gjitha draft amendamentet e Gjiknurit dhe deputetëve të tjerë të bashkohen dhe të shqyrtohen në një tekst të integruar.

“Unë propozoj që nismat e Murrizit dhe Gjonit të bashkohen në një. Sepse flitet për ndryshime në kodin zgjedhor dhe draft amendamentet e propozuara nga Gjiknuri dhe 11 deputetët e tjerë dhe zoti Përmeti të shqyrtohen në funksion të pr/ligjit për disa ndryshime të kodit zgjedhor.

Ne sot të votojmë në parim pro, që jemi dakord që kodi zgjedhor ka nevojë të amendohet për të reflektohet për ndryshimet kushtetuese.

Grupi i punës të mblidhet sot dhe të marrë në shqyrtim amendimet. Të votojmë në parim ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nesër grupi i punës të vijnë dhe të fillojmë shqyrtimit”, tha Ulsi Manja.


Shtuar 28.09.2020 11:13