Ndodhet në karantinë, kryeministri grek në pritje të rezultatit të testeve ndaj COVID 19

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga sot gjendet në izolim, ku mësohet se ka dhënë tampon për t’u testuar nëse është apo jo i infektuar me Covid-19.

Testi i parë për fat të mirë ka rezultuar negativ, por ende nuk mund të flitet për një përgjigje përfundimtare.

Dyshimet kanë lindur për fakti se Mitsotakis ka patur kontakte me zëdhënësin e qeverisë, Stelio Peca, bashkëshortja e të cilit u diagnostikua me Covid-19, dy ditë më parë.

Mësohet gjithashtu se i gjithë stafi i vilës Maksim (selia e kryeministrit)po i nënshtrohet kontrollit.


Shtuar 16.03.2020 14:15