Ndodh në Rusi, lojtari shpallet njeriu i ndeshjes dhe merr dhuratë AK-47

Në Rusi të shpërblejnë me armë.

Kjo i ka ndodhur portierit Saveli Konov që pas ndeshjes së hokejit u shpall njeriu i ndeshjes. Ai u shpërblye me një kallash të tipit AK-47.

Në fitoren e skuadrës së tij, VHL 3-2 ndaj Çelmet Çeliabinks, portieri ndali 26 nga 28 gjuajtje.

Pas ndeshjes, në dhomën e zhveshjes, trajneri hyri me një AK-47 në dorë për t’ia dhuruar portierit të skuadrës.


Shtuar 24.09.2020 15:07