Ndeshjet solidarizuese, mësohen dy skuadrat finaliste

Po luhen takimet miqësore mes Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në kuadër të kauzës “Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”, me të ardhurat që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Tiranë.

ORA 19:35 Greqia mposht 1-0 Turqinë dhe pret në finale Italinë. Goli u shënua nga sulmuesi i njohur, Karagunis.

ORA 18:45 Gjysmëfinalja e radhës është ajo mes Greqisë kampione Europe në vitin 2004 dhe Turqisë që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës, 2002.

ORA 18: 40 Italia fiton ndaj Shqipërisë pas goditjeve të penalltisë. Kualifikohet në finale.

Cinizmi mbetet, pavarësisht moshës. Italia kampione bote e vitit 2006 ka mposhtur pas goditjeve të penalltive yjet që kanë shkruajtur historinë me kombëtaren shqiptare.

Në gjysmëfinalen e luajtur në stadiumin “Air Albania Stadium”, Azzurrët shënuan me anë të Mauro Esposito.

Ndërkohë që kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por goditja nga larg e Alban Bushit përfundoi në traversë. Gjithsesi, në fundin e takimit, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Erion Bogdani shënoi. Nga goditjet e penalltive, u treguan të saktë Skela dhe Aliaj, teksa e humbi Klodian Duro. Ndërkaq, Italia u tregua e saktë në të 3 penalltitë.

ORA 18:00 Shqipëri-Itali është gjysmëfinalistja e parë e eventit që po mbahet në stadiumin kombëtar, “Air Albania Stadium” në kuadër të ndeshjeve sensibilizuese për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Tiranë.

Ndërkohë, janë publikaur dhe formacionet zyrtare të këtij dueli, me Shqipërinë që do ta nis me Foto Strakoshën në portë, Debatik Currin, Besnik Hasin, Armend Dallkun, Altin Lalën, Ervin Skelën, Edvin Muratin, Altin Rrakllin, Nevil Dede, Artin Shaqiri dhe Igli Tare. Ndërkaq në stol kanë mbetur emra si Arjan Beqaj, Redi Jupi, Alban Bushi, Klodian Duro, Ervin Bulku, Ardian Aliaj, Erion Bogdani dhe Nderim Nexhipi.

Nga ana tjetër, ish trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka hedhur në fushë legjenda si Cristian Zaccardo, Simone Perrota, Benito Carbone dhe Massimo Paganin.


Shtuar 10.01.2020 18:50