Ndërron jetë piloti hollandez i Rrally Daker, 8 ditë pas aksidentit fatal

Shënohet viktima e dytë e Rally Dakar të këtij viti. Konfirmohet lajmi i keq, që kishte nisur të qarkullonte orët e fundit.

Piloti holandez, Edwin Straver, 48 vjeç, ndërroi jetë tetë ditë pasi pësoi një aksident fatal gjatë etapës së 11-të dhe të parafundit të “Dakar 2020”.

Vdekja e tij është e dyta e këtij edicioni, pasi më parë u aksidentua portugezi Paulo Gonçalves (etapa e shtatë), i cili gjithashtu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Straver ishte kampioni aktual në kategorinë Origjinale (pa ndihmës) kur ndodhi aksidenti.

Piloti me përvojë ra me një shpejtësi prej rreth 50 km/orë dhe qëndroi për dhjetë minuta në arrest kardiak.

Përveç kësaj, ai pësoi një thyerje të një vertebre cervikale si pasojë e goditjes së fortë, teksa ky aksident fatal i kushtoi jetën.


Shtuar 24.01.2020 12:14