Ndërron jetë 56 vjeçari shqiptar në Itali

Një punëtor 56-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë pasi ra nga çatia, teksa po punonte në një banesë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Fierence. Sipas mediave fqinje, viktima po zëvendësonte disa tjegulla në kapanonin e ofiçinës kur shkeli mbi një dritare dhe u rrëzua.

Drejtuesi i ofiçinës dha menjëherë alarmin dhe njoftoi urgjencën, por ishte vonë.


Shtuar 22.06.2020 13:58