E rëndë, koronavirusi vret nënën e re 27 vjeçare në Kumanovë

Nëna e re, vetëm 27 vjeçare nga Kumanova, e cila para disa ditëve lindi një fëmijë, ka ndërruar sot jetë.

Informacionin e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë.

Ajo më 30 mars lindi fëmijën para kohe, kurse më 31 mars u transferua në Kliniken Infektive për shkak të frymëmarrjes të rënduar, shkruan gazeta Lajm.

Nga informacionet e para mësohet se e reja ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk mundi të mbijetonte as pas ndërhyrjes së mjekëve.


Shtuar 8.04.2020 14:24