Ndau bashkëshortin se e kapi në tradhti, gruan e gjen belaja me emigrantin nga Anglia

Një 49 vjeçare e cila e gjeti bashkëshortin në flagrancë teksa ai e tradhtonte me një tjetër grua të martuar, pretendon se përndiqet nga burri i kësaj të fundit prej javësh ndaj dhe nuk ka ngurruar për t’ju drejtuar policisë.

Denoncuesja S. M ., sipas burimeve të policisë është divorcuar nga i shoqi dhe po rrit e vetme fëmijët. Por bashkëshorti i femrës tjetër , nuk i ndahet dhe përherë e kanos , pasi pretendon se S. M ‘ i ka hapur fjalë dhe thashetheme për të shoqen”. Gati përditë i ndërpret rrugën me kërkesën : dua prova që gruaja më tradhtonte me burrin tënd.

Kjo histori e pabesueshme u regjistrua në komisariatin numër 4. Gruaja e përndjekur nga shtetasi L.A po shkonte në punë pranë kompleksit industrial ditën kur durimi i saj ka marrë fund pasi veç kërkesës për prova, 46 vjeçari e kërcënoi “do të bëj atë që bashkëshorti yt i bëri gruas sime, jo vetëm ty por sat bije.”

S.M deklaron para agjentit të policisë “ u ndava nga bashkëshorti në 2015. A.M më tradhtonte prej kohësh me E. burri i të cilës ishte emigrant në Angli. Por burri i saj nuk e di se nga e ka mësuar për tradhtinë e gruas së tij dhe është kthyer. Më ka vendosur ultimatum prej 24 orësh dhe kërkon provat. Por unë s’kam punë me asnjërin prej tyre”, shkruan gazetasi.

Më tej gruaja këmbëngul se kërcënimet nuk kanë munguar edhe nga e dashura e ish bashkëshortit të cilës sa herë e ndesh në rrugë asnjëra prej tyre nuk kalon në heshtje. “Ne shahemi, ajo më shkatërroi familjen”. Një ditë E. përpara se t’i kthehej i shoqi nga Anglia më kanosi ‘do ta fus thikën në bark. Ajo ishte e shqetësuar për martesën dhe fjalët në lagje. Por arsyen pse u divorcova e dinë të gjithë, jam në pamundësi për të mbyllur fjalët e lagjes”

Burri i “dashnores” u kthye në Shqipëri në fillim të këtij viti, ndërkohë që sistemi TIMS vërteton se ai nuk ka jetuar në Tiranë gjatë pesë viteve të fundit. Policia nuk mund të zbardhë si dhe të gjejë prova për tradhtinë e gruas së emigrantit, por nga administrimi i dokumenteve është vërejtur që çifti tjetër është ndarë me vendim gjykate. Kallëzuesja insiston se ajo e mori vendimin kur u bind se i shoqi ishte mjaft i angazhuar me fqinjën dhe se historia mes tyre nuk ishte një flirt.

Policia ka thirrur edhe burrin emigrant i cili këmbëngul se nuk e ka kërcënuar, dhe as e ka paralajmëruar por se kallëzuesja është e sëmurë mendore. “Dola në rrugë , I kërkova prova për time shoqe. Ne jemi çift normal, dhe nuk kam dyshime tek gruaja. I thashë që i shoqi mund të ketë pasur shumë dashnore, por jo gruan time. Por mu përgjigj: gjej fakte se ka qenë edhe jot shoqe në atë listë”

Pavarësisht se emigranti ka kundërshtuar me këtë alibi, policia ka mbajtur shënim të dyja versionet dhe do të referojë kallëzimin për kanosje dhe fyerje.


Shtuar 20.09.2020 15:06