Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës, nesër ditë zie në Kosovë

Dita e nesërme do të shpallet ditë zie shtetërore në Kosovë, për të nderuar veprën e këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Vendimi në fjalë erdhi në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Kujtojmë se ditën e nesërme legjenda e muzikës shqiptare do të përcillet për në banesën e fundit, në fshatin Pagarush.


Shtuar 8.02.2020 10:23