Ndalimi i Henri Çilit, reagon zyrtarisht Profesorati i UET

Lajmi se botuesi dhe analisti Henri Çili bëri shumë shpejt xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe për këtë ka reaguar edhe Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës.

Në deklaratën e bërë për mediat, profesorati mohon se ndalimi i Henri Çili ka lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

“Thirrja e z. Çili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës”, thuhet ne qendrimin zyrtyar te profesoratit.

Anëtarët e Senatit Akademik, duke vleresuar performancen ekselente qe ai ka dhënë këtij Universiteti, statusin e një aktori publik me rëndësi kombëtare dhe më gjerë, kane reaguar me indinjate ndaj atyre qe i kane cilesuar si “pasaktësi, spekulime ose dashakeqësi në raportimin e ngjarjes së sotme”. /albeu.com/


Shtuar 28.02.2020 14:18