Ndahet nga jeta xhihadisti shqiptar në burgun kurd, zbulohet shkaku

Një shqiptar luftëtar i ISIS, mësohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej i burgosur në burgjet kurde.

Lajmin e ka bërë të ditur Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë.

Elezi tha në studion e Abcnews se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.

“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai.


Shtuar 20.01.2020 11:44