Naser Ziberi, kandidati i vetëm potencial për kryeministrin shqiptar?

Janë lakuar disa emra deri tani, si kandidatë potencialë për pozitën e Kryeministrit shqiptar.

Por mësohet se kandidati i përzgjedhur i cili do të prezantohet sot gjatë konventës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë, është ish funksionari i lartë i PPD-së, Naser Ziberi shkruan TS.

Të njëjtat burime thonë se nominimi i Naser Ziberit vjen me pëlqimin e Ali Ahmetit dhe mbarë opinionit shqiptarë pas shumë anketave të realizuara.

U kujtojmë se kush është Naser Ziberi:

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.


Shtuar 24.06.2020 11:30