Mrekullia në QSUT, foshnja 12 ditëshe i mbijeton ndërhyrjes në zemër (VIDEO)

Një mrekulli ka ndodhur në QSUT ku një bebe vetëm 12 ditëshe ja ka dalë me sukses pas një ndërhyrje në zemër.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.


Shtuar 29.08.2020 08:24